E ardhmja e Pirlos në Juventus aspak e sigurt, ja kushti që i kanë vendosur teknikut

Sport

E ardhmja e Pirlos në Juventus aspak e sigurt, ja kushti që i

Andrea Pirlo mund të mos qëndrojë shumë gjatë në skuadrën e Juventusit. Edhe pse kontrata përfundon pas sezonit të ardhshëm, gjërat mund të ndryshojnë nëse Pirlo nuk arrin të sigurojë një vend në Champions League. Fati i Andrea Pilo mund të përcaktohet që këtë të diele pas sfidës kundër Udine, largimi i tij mund të vijë përpara përfundimit të sezonit nëse bardhezinjtë nuk arrijnë të fitojnë. Tudor mund të marr provizorisht drejtimin e ekipit deri në përfundim të sezonit për të nis më pas një tjetër kapitull me një emër shumë të njohur, Massimiliano Allegri.

Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të eksperimentojnë me emra të rinjë dhe për këtë arsye kanë vendosur ti besojnë stolin një emri si Allegri, pesë herë fitues i titullit në Serie A, një trajner që e njeh në detaje ekipin dhe ambientin në Torino. Sigurisht që ekipi ka ndryshuar jo pak në këto dy vitet e fundit por Allegrit nuk do ti duhet shumë kohë të përshtatet dhe të ndërtojë ekipin e ri për sezonin e ardhshëm. Në këto dy vite, Allegri refuzojë shumë klube të rëndësishme ndërsa tashmë ka ardhur momenti të nis gjithçka nga e para aty ku e la, tek Juventus.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion