Evis Sala u dorëhoq si ministre e Shëndetësisë, Rama: Dha kontribut me përkushtim e profesionalizëm

Politikë

Evis Sala u dorëhoq si ministre e Shëndetësisë, Rama: Dha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Evis Salës si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në një reagim në rrjete sociale, Rama shkruan se Sala dha kontributin e saj me përkushtim e profesionalizëm për sistemin shëndetësor.

Sipas Ramës, ish ministrja do të vijojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar.

“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, ka shkruar Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion