Aksidenti në Fushë-Krujë/ Humb jetën gazetari në moshë të re, zbulohet identiteti

Aktualitet

Aksidenti në Fushë-Krujë/ Humb jetën gazetari në
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është shënuar sot në aksin Fushë-Krujë-Rinas mbi urën e Gjolës.

Viktimë ka mbetur gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç i cili ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Land Rover, teksa i plagosur ka mbetur një qytetar nga Korça i identifikuar si Behar Ruçi.

Paraprakisht dyshohet se përplasja mes dy automjeteve 'Land Rover' dhe 'Benz' erdhi si pasojë e një parakalimi të gabuar nga i plagosuri.

 26-vjeçari ndërroi jetë rrugës teksa po transportohej drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Informacione paraprake

-Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

-Rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”, dyshohet se gjatë punës për instalimin e linjës së internetit, ka rënë nga lartësia e një shtylle shtetasi I. D., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie telekomunikacioni.

Shtetasi I. D. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të rasteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion