Nuk ka liri për kryebashkiakun e Tiranës, Apeli i GJKKO-së 'vulos' vendimin për Veliajn, avokati tregon "asin" nën mëngë

Politikë

Nuk ka liri për kryebashkiakun e Tiranës, Apeli i GJKKO-së
Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e ka pranuar kërkesën e Erion Veliajt i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Mbrojtja paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë teksa arsyeton se Veliaj nuk ka përbërë shkak për shtyrjen e seancave, pasi në një rast ka munguar avokati Maksim Haxhia që mbron Ajola Xoxën, dhe në një rast tjetër, avokati i një të pandehuri tjetër.

Në dy seancat me objekt të njëjtë, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Plarent Ndreca. Për Veliajn dhe avokatët e tij, pezullimi i afateve është antikushtetues, janë shprehur ata më herët

Seancat u zhvilluan dy javë përpara se Gjykata e Lartë të shprehet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu për rishqyrtim çështjen e masës së sigurisë për kryetarin e Tiranës.

Avokatët kërkojnë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se pezullimi i afateve të paraburgimit cenon të drejtat individuale dhe mban në qeli persona që nuk kanë asnjë përgjegjësi për vonesat.

Qëndrimi në paraburgim njehsohet me një ditë e gjysmë burg, duke patur kështu ndikim të drejtpërdrejtë më pas në përllogaritjen e vuajtjes së dënimit përfundimtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion