I bënë gropën vetes! Askush nuk e do më Meghan Markle dhe Princ Harryn

Showbiz

I bënë gropën vetes! Askush nuk e do më Meghan Markle dhe

Meghan Markle dhe Prince Harry nuk janë më të preferuar në Britani. Popullariteti i tyre ka rënë në nivelet më të ulëta ditët e fundit, sidomos pas funeralit të Princit Philip. Sipas një sondazhi nga “YouGov” Princi Edëard dhe Charles patën një rritje më të madhe në popullaritet, pas ndarjes nga jeta të babait të tyre.

Sondazhet tregojnë se 2 nga 5 britanikë e pëlqejnë princin Harry, ndërsa gjysma nuk e pëlqejnë. Ndërsa sa i përket Meghan Markle, 3 në 10 njerëz e pëlqejnë Meghan, kurse 3 në 5 njerëz nuk e pëlqejnë.

Mbretëresha Elizabeth vazhdon të jetë personazhi më popullor nga familja mbretërore, ku gati 85% e publikut ka një mendim pozitiv për të. Vetëm 9% e britanikëve kanë mendim negativ për Mbretëreshën, që në muajin prill humbi bashkëshortin e saj pas një sëmundje.

Meghan dhe Harry humbën popullaritetin e tyre pas intervistës së dhënë për Oprah Ëinfrey, ku akuzuan familjen mbretërore për racizëm. Që nga ajo kohë ata nuk kanë rifituar favor me publikun britanik, pasi popullariteti i Princ Harry-t ra me tre pikë të tjera pas funeralit të Dukës së Edinburgut më 17 Prill.

ME TE LEXUARAT