Evropa përballet me rritje të rasteve të dyshuara të sabotimit dhe incidenteve me dronë ndaj infrastrukturës kritike

Sulmet e dyshuara të sabotimit, inkursionet me dronë dhe shkeljet e hapësirës ajrore në mbarë Evropën janë shtuar që kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Një seri incidentesh të fundit kanë shtuar shqetësimet për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe industrisë së mbrojtjes.
Vendet evropiane kanë raportuar sulme ndaj rrjeteve të transportit dhe energjisë, ndërhyrje në sistemet e navigimit satelitor, zjarre të dyshimta në objektet që mbështesin Ukrainën dhe shkelje të përsëritura të hapësirës ajrore të NATO-s.
Frekuenca e incidenteve të tilla është rritur javët e fundit, veçanërisht në Gjermani, Poloni, Sllovaki dhe përgjatë krahut lindor të NATO-s.
Derisa Rusia është fajësuar për raste të caktuara, autoritetet nuk kanë vërtetuar se të gjitha incidentet janë të ndërlidhura.


