Vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu, moti sot, 2 shtator 2026

Aktualitet

Vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu, moti sot, 2 shtator 2026
Deri në mesditë territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin grumbullim të vransirave në zonat zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në skajin jugor – juglindor. Të njëtat kushte meteorologjike do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mengjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në Bajram Curri deri në 37°C vlera maksimale, e cila do të shënohet në qarkun e Shkodrës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

ME TE LEXUARAT