Neymar kërkon të rikthehet tek Barcelona, katalanasit në armiqësi me PSG, nuk duan të negociojnë
Lajmifundit
/
5 April 2021, 12:30
Sport

Neymar, sipas mediave spanjolle, nuk dëshiron që të rinovojë kontratën me PSG, duke kërkuar rikthimin tek Barcelona, ku u largua 4 vite më parë.
Mësohet se katalanasit e duan brazilianin në skuadër, por nuk ka më ndërmend të harxhojë para për të, duke ia dhënë PSG-së (rival i urryer), në një kohë kur kontrata e brazilianit skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Mundo Deportivo raporton se qëndrimi në bordin e Barçës është i qartë, ata nuk paguajnë për Neymar këtë verë, por janë të gatshëm ta marrin në verën e vitit të ardhshëm, falas.


