Akuzohet se ka vrarë një luan në Afrikën e Jugut, futet në telashe Ibrahimovic

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic gjithmonë akuzohet se ka vrarë një luan në Afrikën e Jugut në vitin 2011. Lajmi u bë publik në gazetën suedeze, ku shkruhet se sulmuesi e ka vrarë luanin në Afrikën e Jugut, e ka importuar atë në Suedi, të copëtuar. Sipas një burimi, kafsha u mbajt në kafaz për më shumë se një vit para se të qëllohej.
Zlatan importoi lëkurën, kafkën dhe nofullat e luanit të vrarë në shtëpinë e tij në Malmo, Suedi. Një lajm shumë i bujshëm, që pritet të krijojë polemika të shumta, teksa pritet edhe një hetim nga autoritetet suedeze. Në të gjithë botën gjuetia e luanit është e paligjshme.


