“Në Spanjë të japin dy puthje”/ Alcaraz surprizon gazetaren italiane me batutën e tij

Sport

“Në Spanjë të japin dy puthje”/ Alcaraz surprizon

Një moment i shkurtër mes , Giulia Santin, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, duke u bërë viral me mbi 5 milionë shikime.

Gjithçka ndodhi në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes, pas fitores së tenistit spanjoll ndaj amerikanit Frances Tiafoe në finalet e ATP-së në Torino.

Gjatë përshëndetjes me dy puthje në faqe, mes tyre pati një moment të vogël hutimi, që Alcaraz e shoqëroi me humor: “Në Spanjë të japin dy!”. Gazetarja italiane iu përgjigj duke i kujtuar se edhe në Itali përshëndetja bëhet në të njëjtën mënyrë.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka marrë vëmendjen edhe të mediave spanjolle, përfshirë AS.

Megjithatë, bëhet fjalë për një përshëndetje spontane mes dy personave që njihen prej kohësh. Ndërkohë, Alcaraz vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private, pas aludimeve për një lidhje me Claudia Canalis.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion