Fleta e votimit/ Ambasadorja e SHBA: Mbështesim përpjekjet e KQZ për rregulla e kushte të drejta

Politikë

Fleta e votimit/ Ambasadorja e SHBA: Mbështesim përpjekjet e KQZ

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur lajmin e Celibashit se fletët e votimit do të jenë të printuara dhe dërguara në kohë pranë KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Znj.Kim thotë se SHBA mbështet përpjekjet për të siguruar që rregullat e kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë e transparente.

NJOFTIMI NGA AMBASADORJA E SHBA

Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit – shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e KQZ për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion