Ndodhi në Lojrat Olimpike! Boksieri i Marokut kafshoi kundërshtarin pas përfundimit të ndeshjes (Video)

Sport

Ndodhi në Lojrat Olimpike! Boksieri i Marokut kafshoi kundërshtarin

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Lojrat Olimpike 2020. Boksieri i Zelandës së Re, David Nyika, u kafshua nga kundërshtari i tij maroken, Youness Baalla ditën e sotme.

Ndodhi në Lojrat Olimpike! Boksieri i Marokut kafshoi kundërshtarin

Skena ndodhi pas humbjes, në përqafimin e fundit. Pas ndeshjes, Nyika u shpreh i habitur sesi gjyqtarja nuk e kishte vërejtur këtë incident.

“A e patë ju? Mendoj se gjyqtarja s’e pa. Ajo ishte më së afërmi nesh. Ai nuk arriti të më kafshojë me tërë gojën. Fatmirësisht ai e kishte mbrojtësen e dhëmbëve e cila ishte e djersitur”, tha Nyika, i cili në çerekfinale do të përballet me bjellorusin Uladzislau Smiahlikau.

Ky incident, i cili po e bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale, e sjell në mendje luftën famëkeqe të Mike Tyson kur ish-kampioni i botës ia copëtoi një pjesë të veshit Evander Holyfieldit në vitin 1997.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion