Mourinho reagon për herë të parë pasi u shkarkua nga Tottenham: Shumë shpejt do rikthehem

Sport

Mourinho reagon për herë të parë pasi u shkarkua nga

Një ditë pasi u shkarkua nga Tottenham, ka ardhur reagimi i Jose Mourinho. I lumtur dhe aspak i tensionuar, ashtu sië gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë, portugezi tha se do të rikthehet shumë shpejt në stol dhe se nuk ka nevojë për pushim.

Këtë deklaratë, portugezi e dha në një intervistë të rastësishme pranë veturës së tij.

Kujtojmë se një ditë më parë, drejtuesit e Tottenhamit e shkarkuan portugezin, pas barazimit me Evertonin në fundjavë dhe vetëm pak ditë para finales së Tottenhamit kundër Manchester City në Carabao Cup.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kishte disa muaj që Mourinho ishte nën presion të madh, sepse Tottenhami përballej me një betejë të vështirë për top katërshe në Premierligë. Por pas barazimit me Evertonin, Tottenhami renditet në vendin e shtatë në tabelë me pesë pikë larg vendit të katërt.

ME TE LEXUARAT