Miqësorja me Suedinë/ Dalin në shitje bileta të tjera për tifozët shqiptarë

Sport

Miqësorja me Suedinë/ Dalin në shitje bileta të tjera

FSHF njofton të gjithë tifozët shqiptarë që janë të interesuar të ndjekin ndeshjen miqësore Suedi – Shqipëri, se mund të vazhdojnë të blejnë bileta edhe në sektorët 120-121.

Për shkak të interesit të lartë, biletat për katër tribunat e vëna në dispozicion për tifozerinë shqiptare, janë shitur të gjitha.

Për këtë arsye, FSHF ka rënë dakord me Federatën Suedeze të Futbollit që të hapen dy sektorë të tjerë për të gjithë tifozët e interesuar për të ndjekur miqësoren Suedi – Shqipëri që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit duke nisur nga ora 19:00.

FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online në këtë link: Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri.

ME TE LEXUARAT