Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, lihen në burg dy të arrestuarit

Aktualitet

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, lihen në burg dy të arrestuarit

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, dy të arrestuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas, më 15 mars në Larushkë të Fushë-Krujës.

Në lidhje me masën e sigurisë, avokati i të dyshuarve deklaroi se dy të arestuarit dhe tashmë të burgosur, nuk kanë lidhje me ngjarjen.

“Ne kërkojmë që të kryhet ekspertimi i GPS në makinë. Të arrestuarit nuk kanë lidhje me ngjarjen. Prokuroria nuk provoi që makina është e të arrestuarve. Prokuroria nuk provon se kush ishte në mjetin me xhamat e zinj”, deklaroi avokati i dy të dyshuarve.

Por pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse, Gjykata ka vendosur burg pa afat për Beqarajn dhe Haxhiun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion