E rëndë në Bathore, porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital

Aktualitet

E rëndë në Bathore, porta e banesës zë poshtë
Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Bathore, ku një fëmijë vetëm 7 vjeç ka humbur jetën pasi është zënë nga porta e banesës.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka pësuar dëmtime të rënda nga incidenti. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe ndërhyrjes së menjëhershme për t’i shpëtuar jetën, 7-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Lajmi për vdekjen e të miturit është konfirmuar nga burime pranë Spitalit të Traumës. Ngjarja ka tronditur zonën e Bathores, ndërsa rrethanat e sakta se si porta ka zënë fëmijën mbeten ende për t'u sqaruar.

Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion