Çmenduri në Brazil, futbollistët  Boca Juniors përplasen dhunshëm me policinë braziliane (Video)

Sport

Çmenduri në Brazil, futbollistët  Boca Juniors

Lojtarët e Boca Juniors janë përplasur keq me policinë, pasi u eliminuan nga Atletico Mineiro pas goditjeve të penalltive. Ekipi brazilian arriti të kualifikohej në çerekfinale të kompeticionit mes polemikave të shumta, që në fund degjeneruan në dhunë.

Klubi i nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, protestoi ashpër gjatë ndeshjes për një gol të anuluar nga gjyqtari Ostojich me ndihmën e VAR-it, por situata precipitoi në dhunë pas vërshëllimës së trefishtë. Disa metra larg dhomave të zhveshjes, lojtarët dhe stafi i Xeneizes u përplasën me policinë. Nga pamjet e siguruara shihen se si fluturojnë në ajër barrierat prej metali, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës për të sprapsur pjesëtarët e skuadrës së Bocas.

Natyrisht, ekipi argjentinas u largua nga stadiumi me vonesë dhe duke iu referuar asaj që ndodhi, pritet të vuajë një dënim të rëndë për sjelljen e dhunshme ndaj policisë vendëse.

ME TE LEXUARAT