Pegasus ndërhyn në privatësinë e 2 princeshave të Dubait, prej kohësh ka në përgjim numrat e tyre

Bota

Pegasus ndërhyn në privatësinë e 2 princeshave të

Aplikacioni Pegasus po përgjon edhe numrat e telefonit të 2 princeshave të Dubait. BBC raporton se pikërisht numrat e Princeshë Latifa, të bijën e kreut të Dubait, dhe bashkëshortes së tij Haya Bint al-Hussain. Kujtojmë se në fillim të këtij viti u publikua videoja e princeshë Latifa, në të cilën ajo thoshte se po mbahej peng dhe se kishte frikë për jetën e saj.

Ndërkohë princesha Haya kishte ikur nga Dubai më 2019 duke thënë se kishte frikë për jetën e saj. Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë mohuar pretendimet e të dyja grave. Numrat e tyre janë në listën e rreth 50 mijë numrave të personave që besohen se ishin me interes për klientët e kompanisë me bazë në Izrael, NSO Group, e cila e ka zhvilluar softuerin për spiunim, Pegasus.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Amnesty International”, ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se këto gjetje e përfshijnë kompaninë NSO Group në katalogun e shkeljeve të të drejtave të njeriut në rastin e dy princeshave.

ME TE LEXUARAT