Largimi i Contes "vuri" në punë Interin, i besojnë Inzaghit drejtimin e skuadrës

Sport

Largimi i Contes "vuri" në punë Interin, i besojnë

Interi nuk vonoi shumë që të zëvëndësojë Antonio Conte. Mësohet se zëvëndësuesi i tij do jetë Simone Inzaghi. Mediat italiane shkruanin se ishin dy kandidatë, Inzaghi dhe Allegri, por ky i fundit u rikthye tek Juventusi.

Inzaghi ndërkohë po negocionte njëkohësisht edhe rinovimin me Lazion, por agjentët e tij prishi çdo akord të mëparshëm pasi Marotta kishte nisur një ofensivë orët e fundit me një kontratë dy vjeçare dhe pagë 4 mln euro neto ne vit.

Inzaghi ne këto vite me Lazion ka patur një rritje eksponenciale si trajner dhe ka arritur të fitojë dy Superkupa dhe një kupë Italie dhe tani do të duhet të tentojë titullin e 20 me Interin për sezonin e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT