Del nga koma 5-vjeçari që i mbijetoi tragjedisë në Itali, ja veprimi i parë që bëri

Bota

Del nga koma 5-vjeçari që i mbijetoi tragjedisë në Itali,

Ka dalë nga koma Eitani, 5-vjeçari i mbijetuar nga tragjedia që ndodhi në Itali para disa ditësh. Mësohet se i mituri tashmë është zgjuar dhe është i vetëdijshëm, por në kujdes intesiv. Mediat italiane shkruajnë se 5-vjeçari ka folur me tezen e tij e cila është pranë, gjithashtu herë pas herë shikon përreth dhomës ku po qëndron.

Mësohet se pranë të miturit është edhe psikologia, e cila do punojë që fëmija të mos pësojë trauma. Ndërkohë për këtë çështje ka folur edhe kryebashkiakja e Stresas,  Marcella Severino, duke bërë me dije se ka kërkesa nga shumë familje për të birësuar Eitan.

“Unë u thirra nga tre familje që donin të jepnin disponueshmërinë e tyre për birësim të fëmijës. Një prej tyre nga Sicilia. Për fat të mirë Eitan ka të afërm të prindërve dhe një familje që do ta mbështesë atë dhe do ta ndihmojë ta kapërcejë këtë dhimbje, por mbeten disa gjeste që na bëjnë të kuptojmë se ka ende shumë humanizëm në këtë botë”, u shpreh ajo.

Eitan, kishte shpëtuar nga përqafimi i fundit i babait të tij, por ai ka dëmtime shumë të rënda.

ME TE LEXUARAT