91 kokteje m*lotov dhe 166 fishekzjarrë në makinë, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë, dy të tjerë në kërkim

Aktualitet

91 kokteje m*lotov dhe 166 fishekzjarrë në makinë, arrestohet

Një 29-vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme për pjesëmarrësit në protestën e 28 nëntorit, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme.

Policia bën me dije se operacioni i koduar “Distribution of Elements” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Në pranga përfundoi shtetasja F. P., 29 vjeçe, e cila u lokalizua në rrugën “Qemal Stafa”, në drejtimin e një automjeti tip “Fiat”. Gjatë kontrollit të makinës, uniformat blu zbuluan një sasi të konsiderueshme materialesh që dyshohet se do të përdoreshin gjatë protestës.

Konkretisht, u sekuestruan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, dy maska kundragaz, si dhe veshje të ndryshme, doreza, maska, kapele, dy telefona celularë dhe sende të tjera.

 Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçarja bashkëpunonte me dy shtetasit I. M., 28 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim. Sipas Policisë, të tre siguronin dhe shpërndanin materialet për t’ua vënë në dispozicion protestuesve, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion