Ky është futbollisti shqiptar për të cilin po interesohet Real Madridi

Sport

Ky është futbollisti shqiptar për të cilin po interesohet

Në Spanjë janë të sigurt se Real Madrid ka në listën e dëshirave edhe Edon Zhegrovën. 25-vjeçari është pjesë e Lille në Ligue I të Francës, ndërsa këtë sezon ka kontribuar në 20 gola për të tijtë, duke shënuar 11 herë dhe asistuar në 9 raste.

"Fichajes.com" bën me dije se "Galaktikët" e kanë yllin e Kosovës në 'orbitë', megjithatë duken të gatshëm për të paguar 15 milionë euro, aq sa vlen kartoni i tij sipas 'Transfermarkt'.

Gjithashtu media spanjolle e sheh si një "opsion dytësor" emrin e shqiptarit për merkaton e verës 2024.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ku ka zë nuk është pa gjë, me Zhegrovën që për shkak të aftësive të tij në fushë ia ka dalë të futet në sallonin e futbollit të madh evropian.

Për t'u theksuar se dëshira e kahershme e Zhegrovës ka qenë të qenurit pjesë e Barcelonës. Nëse do ketë një ofertë nga rivalët më të mëdhenj të katalanasve, këtë pritet ta shohim në verë, citon report tv.

ME TE LEXUARAT