Momente paniku në protestë, një person rrëzohet pa ndjenja, protestuesit i japin ndihmën e parë

Aktualitet

Momente paniku në protestë, një person rrëzohet pa ndjenja,
Një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare të opozitës në Tiranë, ku një person është rrëzuar papritur në tokë, duke humbur ndjenjat në mesin e turmës së protestuesve.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te qytetarët e pranishëm, të cilët janë afruar menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë. Disa prej protestuesve janë përpjekur t'i qëndrojnë pranë dhe të sigurojnë që personi të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa të tjerë kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve mjekësore.

Pas njoftimit për incidentin, në vendngjarje ka mbërritur edhe një autoambulancë, me qëllim dhënien e ndihmës mjekësore për qytetarin e rrëzuar.

Personi është parë i shtrirë në tokë, ndërsa protestuesit janë përpjekur të krijojnë hapësirën e nevojshme për ndërhyrjen e ekipeve mjekësore. Prania e ambulancës ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të tjerë që ndodheshin në zonë dhe po ndiqnin zhvillimet e protestës.

Ngjarja vjen në një moment kur protesta në kryeqytet është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Më herët, në Bulevard janë hedhur molotovë, ndërsa policia ka ndërhyrë me autobotin me ujë për shpërndarjen e turmës.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkakun që çoi në humbjen e ndjenjave të qytetarit apo gjendjen e tij shëndetësore pas mbërritjes së autoambulancës.

Ndërkohë, protesta e 28 Nëntorit vijon të shoqërohet me zhvillime të njëpasnjëshme në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion