Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Turqi, Ergodan forcë e dytë në Stamboll dhe Ankara
Dalin rezultatet e para paraprake nga zgjedhjet e mbajtura diten e sotme ne Turqi.
Votimi për Zgjedhjet e Përgjithshme për Pushtetin Vendor përfundoi në orën 17.00 në të gjithë Turqinë.
Ndërsa numërimi i votave ka nisur në të gjitha provincat, rezultatet e para kanë ardhur nga Stambolli, provinca më e pritur.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas mediave turke, në Stamboll janë hapur 2.35 për qind të kutive të votimit, ku kandidati i CHP Ekrem İmamoğlu ka 49.42 për qind dhe kandidati i Aleancës Popullore Murat Kurum, kandidat i Erdoganit, ka 42.69 vota.
Edhe në Ankara dhe Izmir, deri më tani (ora 18:24 me orën lokale), CHP është më para se AK. Ndërkohë në rang vendi, AK ka deri tani 39.16% të votave, ndërsa CHP ka 30.57%.