Ish-konkurentja e "Përputhen" djeg foton e Sarës, të bardhit e fut në gjoks
Gabriela Arapi mesa duket ka bërë një armike të re dhe ajo është Sara Gjordeni.
Ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me top” tek E Diell me Ronaldo Sharkën.
Gjatë një loje, ku Gabrielës iu shfaqën disa foto të personazheve publik, ajo do jepte mendimin e saj. Kur pa foton e Bardhit, Gabriela e palosi dhe e vendosi tek gjoksi, duke shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si karakter.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kur pa foton e Sarës, ajo vendosi ta djegë, pasi shprehet se nuk e pëlqen dhe i jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njeh.
Çfarë do i bëjë Gabriela Arapi Bardhit?
Gabriela Arapi: Më pëlqen si djalë, si karakter. Meritoni më pëlqen si pamje, por Bardhi më pëlqen dhe sot do kapë jackpot-in. Do e marr dhe do e vendos në zemër. Do kapë jackpotin nga 3 shtatat.
Do shohim se çfarë do thotë Sara Gjordeni pas këtij gjesti. Çfarë do i bësh fotos së Sarës?
Gabriela Arapi: Sarën nuk e llogarisim, që kështu a ta djegim? Sara nuk më ka bërë gjë thjesht nuk më pëlqen, më jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njoh personalisht.