Kupa e Shqipërisë, vendoset data, ora dhe stadiumi ku do të luhet finalja

Sport

Kupa e Shqipërisë, vendoset data, ora dhe stadiumi ku do të luhet

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më datë 14 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Ka qenë vetë faqja zyrtare që me anë të një postimi njoftoi tifozët. Aktualisht, në garë janë 4 skuadra dhe kur janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale, Kukësi është një hap larg finales së Kupës pasi fitoi 2-0 ndaj Tiranës, njësoj dhe Egnatia që mundi minimalisht Vllazninë në Rrogozhinë.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana – Kukësi në orën 15:00 dhe Vllaznia – Egnatia në orën 18:00.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion