“Vodafone” lë klientit pa internet fiks në Tiranë, “bien” edhe thirrjet telefonike

Teknologji

“Vodafone” lë klientit pa internet fiks në Tiranë,

Shërbimi fiks i internetit i kompanisë Vodafone pësoi pasditen e sotme një ndërprerje të papritur të paktën në qarkun e Tiranës. Situata sipas qytetarëve ka qenë e pa lajmëruar dhe e pa shoqëruar me asnjë njoftim apo sqarim, nga kompania Vodafone ne sherbimin fiks (ish-Abcom).

Rreth orës 16.30 përdoruesit kanë pasur probleme me sinjalin dhe më pas, qasja në internet ka humbur.

Problemi ka vijuar deri në momentet e publikimit të këij artikulli në orën 18.05.

“Vodafone” lë klientit pa internet fiks në Tiranë,
Imazhi i derguar nga nje prej qytetareve qe kontaktoi redaksine

Kompiuerat dhe telefonat e përdoruesve lidheshin me pajisjen e sinjalit VVireless por aksesi në internet nuk funksiononte dhe faqet nuk hapeshin.   

Qytetarët që njoftuan për këtë situatë, thanë se kanë kryer rifillimin e pajisjeve të tyre të rrjetit, por sërish lidhja me internetin nuk ka funksionuar.

Një përdorues i rrjetit në fjalë, tha se tentoi të telefononte kompaninë për të marrë informacion për shkakun e problemit, por edhe numri i tyre fiks, mesa duket ishte jashtë funksionit, pasi askush nuk u përgjigj në numrin +35544500139 e madje, thirrja nuk shkoi fare as në sekretarinë telefonike.

Kjo situatë mesa duket sinjalizon për një problem edhe më të madh të kompanisë në fjalë e cila mesa duket ka humbur qasjen në rrjet edhe sa i përket sinjalit telefonik deri në orën 18.05.

Një verifikim i redaksisë tregoi se në orën 18.10 shërbimi ishte rikthyer të paktën në disa prej linjave të internetit në kryeqytet, dhe më pas u ndërpre sërish.

Thirrja në numrin  +35544500139 kësaj radhe mori përgjigjen se “shërbimi ishte jashtë funksionit për arësye teknike”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion