Juventus merr lajmin e keq, Dybala dëmtohet në stërvitje

Sport

Juventus merr lajmin e keq, Dybala dëmtohet në stërvitje

Paulo Dybala dëmtohet në stërvitje dhe kjo ka mërzitur Massimiliano Allegri. Mediat italiane shkruajnë se 27-vjeçari pati një tendosje të muskujve në kofshën e majtë, e cila, në fakt, e përjashtoi atë nga miqësorja që bardhezinjtë do të luajnë të shtunën në “Continassa” kundër Cesena.

Ndërkohë që probleme ka edhe Marco Da Graca, i cili gjithashtu po lufton me një problem të muskujve. “Paulo Dybala dhe Marco Da Graca do të kryejnë punë të personalizuara në ditët e ardhshme, përkatësisht për shkak të një lodhjeje në kofshën e majtë për të parin dhe në kofshën e djathtë për të dytin, të raportuar në fund të trajnimit të djeshëm”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Një ndalesë e paparashikuar, por që nuk shkakton shqetësime të tepruara në shtëpinë bardhezi. Qëllimi është që numri 10 argjentinas të rikuperohet shpejt dhe plotësisht, sepse koha nuk pret, pikërisht një muaj nga fillimi i kampionatit të Serie A.

ME TE LEXUARAT