Interi kampion i Italisë, zikaltërit festojnë nga divani trofeun e 19-të

Sport

Interi kampion i Italisë, zikaltërit festojnë nga divani trofeun

Interi shpallet kampion i Serisë A pas plot 11 vitesh. Zikaltërit kanë arritur të festojnë trofeun e 19-të në kampionat nga… divani! Barazimi i Atalantës në transfertë ndaj Sasuolos, i ka siguruar matematikisht triumfin, skuadrës së Antonio Kontes, e cila arriti të triumfonte ditën e djeshme ndaj Krotones me rezultatin 0-2.

Ndeshja nuk shkoi mirë që në fillim për zikaltrit, pasi portieri Golini u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli. Dhe pse me 10 lojtarë Atalanta e gjeti e para golin me mbrotjësin e krahut, Robin Gosens në minutën e 32-të të takimit.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra pasi u ndje lodhja, teksa Berardi barazoi shifrat me penallti në minutën e 52-të. Në minutën e 75-të u barazua numri i kartonëve të kuq, teksa kësaj radhe ishte Marlon i cili u ndëshkua nga gjyqtari pas një ndërhyrje në mesfushë.

Vlen për t’u përmendur dhe penalltia e humbur nga Luis Muriel në minutën e 76-të të takimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion