Pandemia nuk i ndaloi/ Publikohet shifra, ja sa qytetarë nga Kosova kaluan fundjavën në Shqipëri

Aktualitet

Pandemia nuk i ndaloi/ Publikohet shifra, ja sa qytetarë nga Kosova kaluan

Plot 32 mijë e 163 qytetarë nga Kosova e kanë kaluar fundjavën në Shqipëri. Shifra është bërë e ditur nga ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë fundjavë, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi për mediat në Kosovë.

Pavarësisht gjithë situatë së krijuar nga pandemia COVID-19, qytetarët e Kosovës nuk i pengoi asgjë për të udhëtuar drejt Shqipërisë, e disa prej tyre edhe drejt Malit të Zi.

Duket se edhe këtë sezon turistik, Shqipëria do të presë mijëra turistë nga Kosova, ashtu si vitin e kaluar kur pandemia nuk i pengoi për të kaluar pushimet në vendin tonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion