Eni Çobani rrëfen natën e parë në shtëpinë e burrit: Isha pa krevat dhe po shikoja vjehrrën në sy...

Showbiz

Eni Çobani rrëfen natën e parë në shtëpinë

Eni Çobani është një ndër figurat më të njohura dhe të dashura për ekranin shqiptar. Ajo njihet për natyrën e saj të rezervuar dhe përpiqet që jetën e saj private ta mbajë larg kamerave dhe vëmendjes së mediave.

E kush tjetër përveçse Ardit Gjebreas do ta sillte për herë të parë Eni Çobanin me bashkëshortin e saj për të treguar dashurinë e tyre.

Ata zbuluan se pas disa muajsh që ishin njohur menjëherë u fejuan dhe pas një viti fejese Eni shkoi të jetojë tek familja e bashkëshortit, Avenirit.

Ajo tregoi momentin kur shkoi për herë të parë te familja e bashkëshortit dhe nëna e tij e vendosi të flinte në krevat tjetër.

“Neve sapo ishim fejuar, kishim kaluar gati një vit dhe në vitin ’97, në atë vit të mbrapshtë për të gjithë shqiptarët, Avenirin e kapi një panik shumë i madh sepse po mbyllte dyqanet, i kishin kaluar edhe plumbat në kokë kur po mblidhte mallin dhe ishte në një panik të jashtëzakonshëm.

Vjen me një frikë të madhe tek unë në shtëpi dhe i kërkon prindërve të mi që unë Enin nuk do e lë më këtu. Mendoni, jetonim akoma me atë kulturën familjare që nuk mund të shkosh tek shtëpia e bashkëshortit pa martesë dhe prindërit e mi ngurruan. Me shumë zor më kanë lënë, Aveniri më merr, më çon në banesë, sigurisht edhe për prindërit e Avenirit nuk ishte aq e thjeshtë sepse unë nuk do shkoja thjesht për një vizitë apo drekë, por do flija.

Për prindërit e Avenirit dhe kryesisht për mamanë e tij të ndjerë, ishte problem i madh ku do flija unë. Kur erdhi mbrëmja që do shtriheshim të gjithë, unë po shikoja në sy vjehrrën time që ku do më vendosë. Në atë kohë jetonte edhe motra e Avenirit në atë banesë dhe sigurisht që gjithsecili kishte krevatin e vetë, unë isha pa krevat. Ajo kishte përgatitur dhomën e Avenirit, Avenirin e kishte nxjerrë në kuzhinë dhe unë kam fjetur në dhomën e tij vetëm pa të”, tregoi Eni.

ME TE LEXUARAT