Incident në sfidën Angli-Kroaci, tifozi bie nga shkallët e Uemblit, në gjendje të rëndë në spital

Sport

Incident në sfidën Angli-Kroaci, tifozi bie nga shkallët e

Kampionati Europian e ka ulur pak ritmin e tij pas rastit serioz të mesfushorit Kristian Eriksen i cili pësoi atak kardiak në fushë në ndeshjen ndaj Finlandës.

Një tjetër incident ka ndodhur ditën e sotme në sfidën midis Anglisë dhe Kroacisë e cila u luajt në stadiumin Uembli. Kësaj radhe protagonist është bërë një tifoz i cili ka rënë nga lartësia brenda stadiumit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dëshmitarët e tmerruan rrëfyen tmerrin për gazetën angleze ‘’Standard.uk’’ duke u shprehur se tifozi ra nga një lartësi e konsiderueshme dhe ishte pa ndjenja deri në momentin që ambulanca mbërriti dhe e dërgoi në spital. Lajmi e konfirmoi dhe vetë zëdhënësi i stadiumit të Uemblit i cili u shpreh:

”Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribuna para fillimit të ndeshjes midis Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin Uembli.

Tfiozit iu dha kujdes mjekësor dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA për t’u siguruar që çështja të hetohet plotësisht’’, u shpreh zëdhënësi i stadiumit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion