Incident në "Giro d’Italia", qytetari nuk i bindet efektivëve, kalon gardhin e policisë

Sport

Incident në "Giro d’Italia", qytetari nuk i bindet

Një incident ka ndodhur gjatë aktivitetit të Giro d’Italia sot në Tiranë.

Një qytetar ka kaluar gardhin e policisë dhe për pasojë është përplasur nga një çiklist, i cili theksohet se nuk ishte pjesë e Giro d’Italia.

Nga pamjet shihet që efektivët e policisë vrapojnë pas qytetarit, i cili theu rregullat.

Vlen të theksohet se ngjarja ka ndodhur gjatë provave.

Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që u zhvillua sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion