Sylvinho: I kënaqur me lojën, jo me rezultatin, "të gjithë prisnin të mundeshim me 3-4 gola"

I pakenaqur me rezultatet e ndeshjeve, por vleresues per lojen e treguar nga skuadra.
Keshtu eshte shprehur trajneri i kombetares Silvinho pas ndeshjes mes Shqiperise dhe Spanjes.
Ai theksoi se Shqiperia ishte ne nje grup shume te veshtire dhe per rrjedhoje, te gjithe prisnin qe kombetarja te humbiste me 3 apo 4 gola.
"Megjithate ne ishim aty duke bere lojen tone dhe duke luftuar deri ne fund", tha trajneri.
Ai falenderoi edhe tifozerine per mbeshtetjen e ekipit dhe theksoi se loja e treguar ne europian duhet ti beje te gjithe optimiste.
Deklarata:
“Dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, me kampionë Europe dhe Bote. Me yje të mëdhenj. Jam i trishtuar për rezultatin, por jo për paraqitjet. Kemi dalë me kokën lart nga ky kompeticion. Në çdo ndeshje kemi pasur mundësitë tona.
Sa i përket Europianit. Kemi arritur një finish shumë të rëndësishëm. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Kemi parë 6-7 lojtarë shumë të rinj në fushë gjatë këtyre ndeshjeve.
Por edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë që kanë bërë shumë mirë në këto sfida. Të gjithë mendonin se do të humbisnim 3 apo 4 me 0 ndaj këtyre skuadrave, por ne ishim aty, në lojë deri në fund.
Dua të falënderoj Federatën dhe të gjithë stafin që kemi punuar. Kemi përpara Nations League dhe më pas do të fokusohemi te kualifikueset e Botërorit. Kemi treguar rritje dhe duhet të vazhdojmë të provojmë emocionet e Europianit sërish, por edhe të Botërorit.”, deklaroi Silvinjo


