Igli Tare i befason sërish të gjithë te Milani, konfirmohet transferimi i parë

Sport

Igli Tare i befason sërish të gjithë te Milani, konfirmohet

Luka Modriç mund të quhet tashmë transferimi i parë te Milani.

Mesfushori kroat ka pranuar ofertën e Igli Tares, që edhe njëherë i befason të gjithë te kuqezinjtë.

Në kohë rekord, drejtori sportiv i Milanit arriti akordin me mesfushorin kroat. Tare i shkoi ish-mesfushorit të Realit në Rijeka të Kroacisë.

39-vjeçari do të bëhet transferimi i parë i Milanit me Alegrin trajner. Befasia te Tare qëndron për shpejtësinë e arritjes së akordit. Kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe me Alegrin.

Për vetë Modriç do të jetë eksperienca e parë në Itali. Më parë ka luajtur në Kroaci, Bosnjë, Angli dhe së fundmi te Reali ku u kthye në legjendë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion