Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet seanca për Leonard Dukën dhe të pandehurit e tjerë

Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet seanca për Leonard Dukën dhe të

Seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë për vrasjen e Santiago Malkos është shtyrë për në datën 12 qershor.

Mësohet se sanca u shty përshka të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese dhe e prokurorit të çështjes.

Ata janë të angazhuar paralelisht në një tjetër proces gjyqësor. Ata po ndjekin dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili po zbërthen aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhiut.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion