I dënuar për trukime, ja kush është gjyqtari që do drejtojë ndeshjen Itali-Shqipëri

Sport

I dënuar për trukime, ja kush është gjyqtari që do

Të shtunën në orën 21:00 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë në “SIGNAL IDUNA PARK” aty ku do të zhvillohet përballja Itali-Shqipëri.

Një sfidë e cila po pritet me ankth nga të dyja shtetet fqinje. Arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë duel është gjermani Feliks Zvajer.

Ai ështe përfshirë në skandalin e trukimeve të ndeshjeve në vitin 2005 nga Robert Hojcer, u pezullua 6 muaj nga federata gjermane asokohe.

Pas një ndeshje të Bundesligës të vitit 2021, Xhud Bellingam e akuzoi hapur: “Kur i jep një gjyqtari që ka trukuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani, ccfare pret më pas?”

Deklaroi asokohe futbollisti anglez pas humbjes 3-2 të Dortmundit kundër Bajernit.

Asistentët e tij do të jenë Stefan Lup dhe Marko Aushmyler, Bastian Dankert është gjyqtari i VAR-it ndërsa gjyqtari i katërt është Daniel Siebert.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion