Del emri, kush është 36-vjeçari fierak që iu sekuestruan 1.8 mln euro pasuri! Ja makinat luksoze

Aktualitet

Del emri, kush është 36-vjeçari fierak që iu sekuestruan

Prokuroria e Fierit njoftoi dje sekuestrimin e 1.8 milionë eurove pasuri në pronësi të shtetasit Arbër Muça, 36 vjeç.

Sipas hetimeve, këto pasuri dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale. Mes automjeteve te sekuestruara ndodhen edhe nje fuoristrade luksoze Benz dhe nje Ferrari. 

Del emri, kush është 36-vjeçari fierak që iu sekuestruan

Shtetasi Arbër Muça dyshohet se i ka përfituar ato nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Bazuar ne hetimet e kryera, mesohet se në total janë sekuestruar 12 automjete luksoze llogari bankare, mijëra hektar tokë, apartamente, vendparkim, etj,.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara

2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
1 vendparkim në Tiranë;
12 automjete;
2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.
Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale

Njoftimi i dhene sot nga policia:

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Real estate”,për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit A. M., 36 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:
•2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
•1 vendparkim në Tiranë;
•12 automjete;
•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

ME TE LEXUARAT