Çfarë po ndodh me Armando Brojën? Sulmuesi i Kombëtares shqiptare lihet jashtë ndeshjes së FA Cup

Sport

Çfarë po ndodh me Armando Brojën? Sulmuesi i Kombëtares

Armando Broja nuk ishte pjesë e skuadrës as në sfidën e Kupës FA ndaj Mansfield Town.

Sulmuesi shqiptar mungoi jo vetëm nga formacioni titullar, por edhe nga stoli i Burnley, me trajnerin Scott Parker që zgjodhi të mos e përfshijë në listë.

Çfarë po ndodh me Armando Brojën? Sulmuesi i Kombëtares

Vendimi vjen në një moment të ndjeshëm për klubin anglez, që po lufton për objektivat e sezonit, ndërsa situata e Brojës duket gjithnjë e më e paqartë. Edhe më herët, tekniku e kishte lënë jashtë në një ndeshje të Premier League, duke e cilësuar zgjedhjen si “vendim teknik”.

Pavarësisht se ka lënë pas problemet fizike dhe është rikuperuar nga dëmtimet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk po arrin të gjejë hapësira në formacion. Mungesat e njëpasnjëshme kanë shtuar pikëpyetjet mbi rolin e tij në skuadër.

Kujtojmë se Burnley e transferoi përfundimisht Brojën nga Chelsea gjatë merkatos së verës, duke firmosur me të një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion