Çështja e Super Ligës, UEFA merr vendimin për Real Madrid

Sport

Çështja e Super Ligës, UEFA merr vendimin për Real Madrid

Komiteti Ekzekutiv i UEFA u takua ditën e sotme ku u diskutua për 12 klubet që u shkëputën për të krijuar Superligën Evropiane të dielën e kaluar.

Nuk u mor asnjë vendim lidhur me klubet pasi u tërhoqën nga krijimi kësaj lige, ndërsa sa i përket përjashtimit të Real Madridit, siç tha dje Aleksander Ceferin, është hedhur poshtë. Ceferin, i irrituar me kokën e krijimit të Superligës, Florentino Perez, tha dje se ka shumë gjasa që Reali të përjashtohet.

Megjithatë, edhe zyrtarisht kjo nuk do të ndodhë dhe Reali do të vazhdojë të luajë pa asnjë problem në Ligën e Kampionëve. Të martën Madridi do të përballet në gjysmëfinale me Chelsean.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion