Gjendet i vdekur shoku i Tupac, ende mister shkaku

Showbiz

Gjendet i vdekur shoku i Tupac, ende mister shkaku

Gjendet i vdekur reperi Shock G, shoku i Tupac. Lajmi bëhet me dije nga babai i viktimës, i cili bëri me dije se reperi u gjet i vdekur në një dhomë hoteli një ditë më parë.

Është thënë që shkaku i vdekjes është i paqartë por nuk kishte shenja të traumës. Babai i Shock thotë se autoritetet do të kryejnë autopsinë. Shock G ishte reperi kryesor për grupin pionier të hip hopit “Digital Underground”.

Shock ishte i njohur edhe për bashkëpunimet e tij me 2Pac … ai është paraqitur në këngën e Pac të vitit 1993, “I Get Around” dhe ai ishte një nga producentët në albumin debutues solo të Tupac në vitin 1991, të titulluar “2Pacalypse Noë”. Në fakt, Shock G ndihmoi në prezantimin e 2Pac në botën e muzikës … 2 Pac ishte një anëtar i “Digital Underground” kur u shfaq në këngën dhe videon muzikore të grupit, “Same Song”, për punën e tij të parë të publikuar në vitin 1991.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion