Eriksen do vendosë një defibrilator kardioverter, ja si do jetë jeta e tij me këtë pajisje

Sport

Eriksen do vendosë një defibrilator kardioverter, ja si do jetë

Një ditë më parë u bë me dije se Christian Eriksen do vendosë në zemër një defibrilator kardioverter të implantueshëm. Kjo pajisje mund t’i trajtojë njerëzit me ritme jonormale të rrezikshme të zemrës, dërgon impulse elektrike për të rregulluar ritmet anormale të zemrës, sidomos ato që mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë një arrest kardiak.

ICD-ja vendoset nën lëkurë, zakonisht në hapësirën menjëherë nën klavikulë për t’i monitoruar rrahjet e zemrës. Disa tela të hollë e lidhin ICD-në me zemrën dhe gjatë gjithë kohës kontrollohen të rrahurat dhe ritmi i zemrës. Monitorimi i zemrës realizohet përmes elektrodave. Nëse ICD heton një ritëm të rrezikshëm të zemrës, mund të bëjë një apo më shumë nga trajtimet e mëposhtme:

Eriksen do vendosë një defibrilator kardioverter, ja si do jetë

Cakton ritmin; një seri e impulseve me voltazh të ulët elektrik në një shkalle të lartë për të korrigjuar ritmin e zemrës.
Kardioversioni; një ose më shumë goditje të vogla elektrike për të rikthyer ritmin normal të zemrës.
Defibrilacioni;  një ose më shumë goditje të mëdha elektrike për të rikthyer ritmin normal të zemrës.

Eriksen do vendosë një defibrilator kardioverter, ja si do jetë

Defibrilatori kardioverter i implantueshëm vendoset pasi është dhënë anestetiku lokal, por edhe me qetësues, ashtu që mund të ndiheni të përgjumur. Kohëzgjatja e vendosjes së një ICD-je është nga një deri në tre orë. Koha e nevojshme varet nga lloji i pajisjes që vendoset. Rëndom pacienti duhet të qëndrojë në spital gjatë natës, në mënyrë që pajisja të kontrollohet para se të lëshoheni në shtëpi.

ICD futet menjëherë nën klavikulë. Ngjan me një ‘pacemaker’ (stimulues kardiak) dhe është pakëz më i madh se një kuti shkrepëseje. Defibrilatori kardioverter i implantueshëm përbëhet nga:
Gjeneratori i impulsit; një qark elektronik me bateri. Një ose më shumë tuba elektrodash, të cilat vendosen në zemrën tuaj përmes një vene.

Eriksen do vendosë një defibrilator kardioverter, ja si do jetë

Për disa njerëz është i përshtatshëm një lloj tjetër i ICD-së. Quhet ICD nënlëkurore (nën lëkurë), ose shkurt SICD. Një SICD funksionon në të njëjtën mënyrë me një ICD, por futet nën lëkurën e gjoksit (jashtë brinjës) dhe nuk ka elektroda të vendosura në zemër.

Tashmë keni pasur ritëm jo normal të rrezikshëm për jetën dhe jeni në rrezik që ta keni përsëri.
Nuk keni pasur ritëm jo normal të rrezikshëm për jetën, por ekzaminimet tregojnë se jeni në rrezik për një të tillë në të ardhmen. Kjo ndodh zakonisht nga trashëgimi i gjeneve që mund të shkaktojnë kardiomiopati, sindromën e QT të zgjatur ose sindromën Brugada.
Keni pamjaftueshmëri të zemrës dhe jeni në rrezik që të zhvilloni një ritëm të zemrës të rrezikshëm për jetën. Kjo quhet terapi e resinkronizimit kardiak me një defibrilator ose CRT-D. Kjo pajisje kombinon një ‘pacemaker’ me një ICD që sigurohet që barkushet të rrahin në kohën e duhur.

Është me rëndësi që personi, i cili ka të vendosur një ICD të bëjë kontrolle të rregullta (çdo deri në 12 muaj varësisht nga lloji), në mënyrë që pajisja të jetë funksionale gjatë gjithë jetës.
Njerëzit që kanë të vendosur ICD mund të detyrohen që ta ndryshojnë mënyrën e jetesës, për shembull nëse janë shoferë apo merren me sport. Po ashtu, disa pajisje elektronike, si pajisjet translëkurore elektrike për stimulim nervor apo sistemet e sigurimit në aeroporte mund të ndikojnë në ICD.
Sa u përket telefonave të mençur, duhet të kihet kujdes nëse kanë material magnetik, sepse mund ta ndalin ICD-në. Rekomandohet që telefonat celularë të qëndrojnë së paku 15 centimetra larg ICD-së.

Kujtojmë se Eriksen pësoi atak kardiak në fushë, ku për disa minuta luftoi me vdekjen.

 

ME TE LEXUARAT