EMRI/ Identifikohet shqiptari që u ekzek*tua në Spanjë, autori u largua me sk*ter elektrik

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Spanjë, ku një shqiptar 39-vjeçar u vra më armë zjarri.
Sipas raportimeve, viktima është Luka Beqiraj, i cili është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në tarracën e një pallati në rrugën "San Nicolás de Bussi", në Playa Flamenca, në jug të provincës së Alicante-s. Autori raportohet se po lëvizte me skuter elektrik.
Qendra e Informacionit dhe Koordinimit të Emergjencave dërgoi menjëherë një njësi të Shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Emergjencës në Playa Flamenca.
Megjithatë, me të mbërritur, ekipi mjekësor, mundi vetëm të konfirmonte vdekjen e 39-vjeçarit në vendin e ngjarjes.


