Ish- presidenti francez nuk i shpëton burgut, ja sa kërkoi prokuroria për të

Bota

Ish- presidenti francez nuk i shpëton burgut, ja sa kërkoi prokuroria

Ish- presidenti francez Nicolas Sarkozy është përballur me kërkesën e prokurorisë. Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar 1 vit burg për të, por 6 muaj pezullohen, duke i mbetur atij vetëm 6 të tjera nën arrest shtëpiake. Po ashtu, shkruajnë mediat franceze, Nicolas Sarkozy do të thirret për të paguar gjobë prej 3,750 euro.

Francezi po dënohet për tejkalimin e kufirit të shpenzimeve të tij parazgjedhore gjatë përpjekjes së tij të dështuar për rizgjedhje në 2012. Akuza pretendon se partia e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor në tubimet ekstravagante të fushatës, më pas punësoi një agjenci për marrëdhëniet me publikun për të fshehur koston.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion