Shqiptari i akuzuar për vra'sje në Shqipëri arrestohet në kufirin Francë-Spanjë

Aktualitet

Shqiptari i akuzuar për vra'sje në Shqipëri arrestohet
Një shtetas shqiptar, rreth 30 vjeç, është arrestuar më 1 nëntor 2026 në zonën kufitare mes Francës dhe Spanjës, në sektorin e La Jonquera-s.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet për përfshirje në një vrasje të kryer në Shqipëri.

Sipas mediave spanjolle, arrestimi u krye pas një kontrolli nga autoritetet franceze.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe të dhënave të tij, policia konstatoi se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për lidhjen e dyshuar me një ngjarje kriminale në vendin e origjinës.

Pas identifikimit, autoritetet franceze bashkëpunuan me homologët spanjollë, të cilëve u dorëzuan të dyshuarin në kuadër të mekanizmave të bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Çështja i është përcjellë Gjykatës Kombëtare të Spanjës, e cila është përgjegjëse për trajtimin e procedurave që lidhen me urdhrin ndërkombëtar të arrestit.

Pas daljes përpara gjykatësit, 30-vjeçari është dërguar në burgun Puig de les Basses, në Figueres, ku do të qëndrojë deri në përfundimin e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion