Denoncimi tronditës i qytetarit në Pukë: Vëllai ka vrarë motrën dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë

Aktualitet

Denoncimi tronditës i qytetarit në Pukë: Vëllai ka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari nga Puka. Ai pretendon se një e moshuar është vrarë nga vëllai i saj dhe është varrosur në oborrin e shtëpisë. Po ashtu, qytetari pretendon se kjo çështje është dërguar në gjykatë dhe polici, por të dyja institucionet po tentojnë ta mbyllin çeshtjen.

“Një akt horror mbahet fshehtë nga narkopolicia!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Sb”, shkruan Berisha.

“Përshëndetje z.Berisha ! dua që të bëni publike,një ngjarje që ka ndodhur në Fshatin Qerret të Pukës ! para rreth një muaji,një zonjë e nderuar,ndjesë pastë sepse tani nuk jeton më,dyshohet se është vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë së saj,nga i vëllai,një i sëmurë mendorë,kur varrezat e fshatit janë rreth 500 m nga banesa,gjë që dhe ligji,dhe kanuni,e ndalon varrimin e kufomave vend e pavend !! por policia e Pukës,dhe prokuroria,janë munduar ta mbyllin çeshtjen,dhe duke e lënë të lirë ktë të sëmurë mendorë !! mbrëmë,ky i sëmurë mendorë,dyshohet se e ka keqtrajtuar të atin e tij 80 e ca vjeçar,duke e përzënë nga banesa,ku pas kërkimeve është gjetur vetem ditën e sotme,në një cep të fshatit,po ashtu dhe bashkëshortja e tij,kishte shenja dhune,pasi dyshohet se është dhunuar dhe kjo nga i biri i sëmurë mendor !! vetem sot më duket se është shoqëruar i sëmuri mendor,pasi për mendimin tonë,duhet të ishte izoluar që në rastin që është dyshuar për vrasjen e motrës,dhe varrimin e saj në oborrin e banesës !! kam frikë se do e lirojnë përsëri,dhe nuk mund të parashikohen pasojat pastaj !!!.....anonim të lutem...”, shkruan qytetari, poston Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion