Abuzimi në Kadastrën e Fierit, zbardhet skema, si "avulluan" 4.4 hektarë tokë shtet

Aktualitet

Abuzimi në Kadastrën e Fierit, zbardhet skema, si "avulluan"

Fillesa e hetimit, që çoi në pranga 3 ish-zyrtarë vendorë në Fier, mes të cilëve drejtori aktual i Spitalit Memorial, Arben Voja, dhe një notere, ka qenë një kallëzim i bërë në policinë e Fierit më 29 shtator të këtij viti.

Kallëzuesi pretendonte se pa dijeninë dhe pëlqimin e tij ishte bërë pronar i një sipërfaqeje prej 44 mijë e 100 metër katrorë pronë shtet në fshatin Povleçë të Fierit, që më pas ishte shitur tek palë të treta me qëllim ndërtimin e një parku voltaik.

Hetimi i rastit nga Prokuroria e Fierit ngriti dyshime se prona shtet e pretenduar në kallëzim kishte kaluar në pronësi private përmes një zinxhiri dokumentesh të falsifikuara, mes tyre, certifikata e vërtetimit të pronësisë, kartela e pasurisë dhe dy prokura noteriale.

Prona prej 44 mijë m2 e regjistruar në emër të kallëzuesit, duke përdorur referencat e një tjetër prone të tij, rezultonte të ishte shitur më pas tek palë të treta. Si përfaqësues i shitësve, me prokurë, ishte Dilaver Shyti, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas. Prokuroria ka dokumentuar kalimin e një shifre prej 88 mijë e 200 euro, në llogarinë e përfaqësuesit, por që dyshohet të mos jetë ccmimi real i shitjes. Me tej, kalimi i pronësisë është regjistruar në Agjencinë e Kadastrës Fier në shkurt 2023 pa u kryer verifikimet e detyrueshme ligjore.

Sipas hetimit, pas kallëzimit, i dyshuari Dilaver Shyti, ju ka dorëzuar të dëmtuarve, në kesh, shumën prej 15.000 Euro, me qëllim tërheqjen e kallëzimit. Në lidhje me këtë skemë të dyshuar abuzimi, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Arben Vojën, ish-drejtor i Kadastrës, Dilaver Shytin, ish-kreun e Njësisë Dërmenas, Fjorelo Bidan, punonjës në kadastrën e Fierot, si edhe noteren Anila Haxhiu për akuza të “falsifikimit”, “mashtrimit” dhe “pastrimit të parave”.  Punonjësja tjetër e ASHK, Arbina Jaupaj u la në detyrim paraqitje.

Gjatë kontrollit ushtruar në banesën e drejtorit të spitalit, Vojo, brenda një sirtari të mbyllur me çelës u sekuestruan afro 31 mijë euro, 600 mijë lekë, 5 mijë kurora norvegjeze, 1400 dollarë kanadezë, si edhe gati 100 fishekë luftarakë dhe arme gjahu. (A2 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion