Cikalleshi realizon gol në Turqi, i 3-ti me fanellën e Adanaspor

Sport

Cikalleshi realizon gol në Turqi, i 3-ti me fanellën e Adanaspor

Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi realizoi gol në Ligën e Parë Turke, në humbjen 2-1 të ekipit të tij Adanaspor, në fushën e Sakaryaspor.

Në minutën e 59-të, ai merr një top të bukur nga Koc dhe me klas çoi topin në fundin e rrjetës.

Për Cikalleshin, ky ishte goli i 3-të me këtë skuadër, në 12 ndeshje të luajtura.

Më herët, ai ka shënuar ndaj Corum dhe Manisa.

Për gjysmën e parë të sezonit, 34-vjeçari ishte pjesë e Tractor në Iran.

ME TE LEXUARAT