“Rama-Basha gili-vili çdo ditë”, Berisha: U riktheva në politikë për shkak të…

Politikë

“Rama-Basha gili-vili çdo ditë”, Berisha: U riktheva

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët e Malësisë së Madhe, ku foli për situatën politike dhe replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës.

Kryedemokrati, replikat mes Ramës dhe Bashës i quajti ‘gili-vili’ të përditshëm.

Më tej ai theksoi se ishin rrethanat e detyruan që të rikthehej në politikë.

“A e shikoni çfarë ndodh me Lulzim Bravën, gili vili përditë me Ramën. A ka keqpërdorim më të madh se ky? Është keqpërdorim. Ishin rrethanat që më imponuan të kthehem. Që të kthehem më i sigurt se kurrë.

Berisha nuk e bën këtë betejë për veten apo për familjen, por për Shqipërinë Madhështore, që vendi të ecë e sigurt drejt Bashkimit Europian. E bëj këtë betejë për shqiptarët, që rrogat të jenë më të mira dhe cilësia e jetesës të rritet”, tha ndër të tjera ai.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 11 majit, do të eliminohen taksat e larta për bizneset e vogla, duke vendosur një kufi maksimal prej 1% të xhiros për këto biznese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion