Gjashtë pjesëtarë të FSK-së përfundojnë trajnimet në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Aktualitet

Gjashtë pjesëtarë të FSK-së përfundojnë
Gjashtë nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimet profesionale në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ceremonia e diplomimit përfshiu përfundimin e tri programeve të trajnimit: Kursit të Kryekapterit, Kursit të Avancuar dhe Kursit Bazë të Nënoficerit. Në ceremoni morën pjesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe të FSK-së.

Sipas njoftimit, gjashtë nënoficerët e FSK-së përfunduan me sukses trajnimet përkatëse, duke avancuar përgatitjen e tyre profesionale dhe aftësitë drejtuese.

Në fokus të këtyre trajnimeve ishte zhvillimi i lidershipit, rritja e profesionalizmit dhe forcimi i kapaciteteve të trupës së nënoficerëve.

FSK ka theksuar se zhvillimi i një trupe profesionale nënoficerësh, të aftë për të udhëhequr dhe për të kontribuar në gatishmërinë operacionale të njësive, mbetet një ndër prioritetet e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion